Spiropali sulmon sërish Ramën/ “Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione”

Share

Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe dhe konspiracione.Duke iu referuar protestave të nisura pesë ditë më parë në Zvërnec, ajo thotë se është kollaj ti sillesh rrotull me fjalë boshe dhe konspiracione.

“Tani që të gjithë Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit dhe kanë hyrë në lojë, tani që vrasja është bërë, gjaku është derdhur, ndërgjegjet janë tronditur, gjumi është prishur, çfarë duhet bërë diçka tjetër? Jo diçka dosido. Diçka shekspiriane. Diçka e qëndrueshme. Diçka që po u bë, nuk zhbëhet”, thotë ish-ministrja.Teksa elaboron termat e marrëveshjes së re për Shqipërinë, Spiropali thotë se parlamenti të mos jetë vetëm vendi ku miratohen vendime, por vendi ku dëgjohet shoqëria.

“Një marrëveshje ku republika parlamentare të ushtrojë të gjitha funksionet e saj përfaqësuese, kontrolluese dhe monitoruese, sepse demokracia dobësohet sa herë që një pushtet rritet më shpejt se kontrolli mbi të”.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit