Për të katërtën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur sot për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e Zvërnecit.
Ashtu si në protestat e mëparshme, marshimi nisi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, pavarësisht masave të shtuara të Policisë së Shtetit për shkak të aktiviteteve në kryeqytet.
Gjatë rrugës, protestuesit u përballën me barriera policore pranë “Hotel Dajti”, ku u vendosën edhe autobotë me ujë për të ndaluar avancimin e turmës. Megjithatë, protestuesit arritën të kalonin kordonin policor dhe vijuan tubimin përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë, organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të mos mbetet vetëm brenda Shqipërisë, por të shtrihet edhe në diasporë, përfshirë organizime të mundshme në qytete të Britanisë së Madhe, ku jetojnë shumë shqiptarë.


