Kjo ftesë erdhi pasi nga Forumi Ekonomik i Shën Pjetërburgut, presidenti rus dha shenja të një qasjeje të re ndaj presidentit ukrainas.
“Ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje paqeje vetëm me ata që janë legjitimë. Ka shumë opsione, ndoshta vetë Zelenski”, u shpreh Putin.
Lëshimet territoriale që Ukrainës i kërkohet t’i bëjë Rusisë mbeten pika që ka penguar gjithmonë fundin e luftës. Pas Shteteve të Bashkuara, edhe vendet evropiane po mësohen me këtë ide.
Kievi dhe Moska po japin sinjale të forta paqeje, që si rrallëherë vijnë drejtpërdrejt nga liderët e dy vendeve.
Me një gjuhë të kujdesshme, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur Vladimir Putinit, ku i bën thirrje për takim në një vend neutral për t’i dhënë fund luftës.“Ne shohim se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të përqendruara te çështja e Iranit dhe do të ishte gabim të presim derisa lufta në Evropë të kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Ukraina propozon dhënien fund të kësaj lufte përmes angazhimit të drejtpërdrejtë mes nesh dhe jush. Unë po propozoj një takim”, tha Zelensky.