Shqiponja” sfidon “Mbretin” e ringut / Nelson Hysa përballë Tyson Fury

Share

​Nga njëra anë qëndron gjiganti 206 cm nga Manchesteri, njeriu që u ngrit nga ferri për të dominuar divizionin e peshave të rënda. Nga ana tjetër qëndron Nelson Hysa, “Shqiponja” 196 cm nga Shkodra, një boksier me zemër luani që nuk e njeh fjalën “humbje” dhe që ka shkatërruar çdo kundërshtar që i ka dalë përpara në arenën europiane. Hysa nuk do të hyjë në ring thjesht si një kundërshtar; ai hyn si përfaqësues i një kombi të tërë që po përjeton një epokë të artë në boks.

​Ekspertët britanikë tashmë kanë filluar analizat e kësaj çmendurie. Ndërsa Fury ka avantazhin e eksperiencës globale dhe gjatësisë, fuqia shpërthyese e Hysës dhe dëshira e tij për të shkruar historinë mund të kthehen në “kriptonitin” e anglezit. Një gabim i vetëm nga Fury në këtë sfidë përgatitore mund të hedhë në erë miliona dollarët e ndeshjes së tetorit me Joshua-n.

​Kjo ndeshje nuk vjen nga hiçi. Ky zyrtarizim, që pritet të tronditë mediat sportive këtë fundjavë, vërteton atë që flitej prej kohësh në korridoret e errëta të boksit: shqiptarët kanë pushtuar Britaninë! Me inkuadrimin e boksierëve tanë elitë në grupet më të mëdha menaxheriale angleze, rruga drejt majës ishte thjesht çështje kohe. ​

Më 1 Gusht, nuk do të jetë thjesht një ndeshje boksi. Do të jetë dita kur një “Shqiponjë” do të fluturojë drejt e në strofullën e “Mbretit” për t’i treguar botës se zemra dhe grushti shqiptar nuk tremben nga askush. ​Bëhuni gati! Fundjava pritet të sjellë zyrtarizimin që do t’i vërë flakën verës. 1 gushti do të flasë shqip!

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit