Refuzohet takimi Putin–Zelenski, qindra dronë ukrainas synojnë territorin rus

Share

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar një propozim nga homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime sy më sy për përfundimin e luftës.Ai  shtoi  se një marrëveshje e mundshme armëpushimi vetëm do ta ndihmonte Kievit që të ndalë ofensivën tokësore ruse.Këto deklarata të kreut të  Kremlinit  vijnë një ditë pasi presidenti ukrainas publikoi një letër të hapur, duke i bërë thirrje Putinit  të ndalë luftën, që tashmë është në vitin e pestë, dhe la të kuptohet se Kievi nuk ka ndërmend të dorëzohet.Thirrja e Zelenskyt për rinisjen e procesit të paqes vjen pas përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga presidenti amerikan, Donald Trump, të cilat duket se kanë ngecur gjatë muajve të fundit, veçanërisht që nga shpërthimi I konfliktit në Lindjen e Mesme.

Uashingtoni për muaj të tërë është përpjekur të balancojë qëndrimet e Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund luftës, por të dyja palët mbeten larg njëra-tjetrës në qëndrime, me Kremlinin që vazhdon t’i përmbahet pozicionit të tij të ashpër dhe nuk ofron kompromis për kontrollin e rajonit kyç lindor të Ukrainës, Donjeck.

Ndë rkohë  Ukraina  ka lëshuar kete te shtune qindra drone kundër shënjestrave në mbarë Rusinë, dhjetë ra prej të  cilave kanë   goditur  rajonin e Shën Petersburgut, në ditën e fundit të forumit më të rëndësishëm të investimeve në Rusi.Autoritetet urdhëruan përkohësisht banorët të qëndronin brenda shtëpive dhe pezulluan transportin publik gjatë sulmit.Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se shumë nga dronët u rrëzuan.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit