Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar pothuaj të gjitha përgatitjet për procesin zgjedhor që do të mbahet me 7 qershor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Tashmë në të gjitha komunat janë transportuar edhe pajisjet e teknologjisë informative, përfshirë kamerat në vendvotime, kompjuterët, monitorët dhe pajisje të tjera mbështetëse.
Materialet e ndjeshme zgjedhore, si fletëvotimet, listat përfundimtare të votuesve, vulat dhe materialet e tjera përkatëse, do të shpërndahen në komunat e Kosovës më 6 qershor, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
E partitë politike kanë afat deri të shtunën për të vazhduar me fushatën zgjedhore.
Në kryeqytet tubimin përbyllës do ta mbajë të premten Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa të shtunën duke nisur nga ora 20:00, Partia Demokratike e Kosovës në sheshin Skënderbeu e Lëvizja Vetëvendosje në orën 20:30 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Procesi i votimit nis të dielën në orën 7 të mëngjesin deri në orën 19.00.


