Në Ditën Botërore të Mjedisit Liqeni i Shkodrës është shpallur nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare.
Në 36 muaj janë përgatitur tri dosje aplikimi për UNESCO-n, dy kombëtare dhe një ndërkufitare, duke kërkuar statusin e Rezervës së Biosferës për liqenin më të vjetër të
Ballkanit dhe ekosistemet e tij ujore. Pellgu i liqenit të Shkodrës përfshin vetë liqenin, daljen e tij përmes lumit Bunë, lumenjtë Cem dhe Kir me degët e tyre, si dhe bashkimin e Drinit me Bunën. Së bashku, këto rrugë ujore krijojnë një peizazh të veçantë dhe dinamik që mishëron historinë e njerëzve dhe të vendit, duke reflektuar ndërvarësinë e thellë të njerëzimit dhe natyrës.
Pothuaj një shekull më parë, ujërat e qeta të Liqenit të Shkodrës ishin të mbushura me varka të panumërta. Peshkimi, transporti, udhëtimi dhe komunikimi mes fshatrave si Shiroka, Zogaj, Kraja, Ljarja dhe Shestani mbështeteshin të gjitha te këto mjete lundrimi.


