Mbahet sot protesta e 9 në Tiranë. Kryeqyteti prej disa ditësh ndodhet nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Edhe sot, në orën 18:00 pritet të nisë protesta që ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve.
Me thirrje kundër qeverisë dhe si kërkesë kryesore, dorëheqjen e Ramës, qytetarët zbarkuan për orë të tëra në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Mijëra qytetarë kanë marshuar nga sheshi Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, ndërsa në kor kërkuan ‘shkrirjen’ e qeverisë dhe anulimin e projekteve si Zvërneci dhe jo vetëm.


