Eksperti i ekonomisë Ergis Sefa ngriti alarmin për rritjen e numrit të shqiptarëve që jetojnë pranë kufirit të varfërisë. Sefa deklaroi se mbi 900 mijë qytetarë janë të rrezikuar të bien në varfëri pas vetëm pak muajsh papunësi.
“Jetesa nga dita nga viti në vit të vështirësohet pak. Duket pak çdo vit, por po të mbledhësh vit mbas viti më pas jep një impakt të rëndësishëm. Një e dhënë që dua ta theksoj është që kemi mbi 900.000 qytetarë, të cilët nga të dhënat e statistikat që ne kemi na rezulton që janë afër varfërisë relative. Në këto 10 vite jemi ngritur mbi nivelin e varfërisë relative siç matet nga Banka Botërore. Nuk e caktojmë ne atë vijën e kuqe, e caktojnë ata për gjithë botën. Por prapë se prapë niveli i atyre personave të cilët janë fare afër dhe mjafton dy apo tre muaj papunësi dhe bien shumë shpejt në varfëri relative është shumë i lartë. Është rreth 40.5% ose mbi 900.000 mijë”, tha ai.
Sipas ekspertit të ekonomisë kjo rritje dishifrore konsiderohet alarmante krahasuar me një dekadë më parë.
“Para 10 vjetëve e kemi pasur 28 30%. Pra është rritur me gati 10%. Çdo rritje dyshifrore konsiderohet alarmante, e frikshme se nuk po flasim për 100 vjet, po flasim për një periudhë 10 vjeçare. Asnjë brez jo. Pra dhe ky është problemi më i madh”, theksoi eksperti .


