ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 3 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 3 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 3 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 3 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

I infektuari nga Janjeva thotë se për tetë ditë nuk iu bë testi, pati kontakte me shumë njerëz

albnews by albnews
20 March, 2020
in Kosova
0
Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I infektuari i fundit me koronavirus nga Janjeva e Lipjanit, i cili u konfirmua mbrëmë pozitiv, është ankuar se nuk është marrë seriozisht nga institucionet shëndetësore, qëkur ka ardhur nga Berlini.

Ai në një bisedë telefonike me KOHËN ka thënë se në Kosovë është kthyer më 11 mars bashkë me vajzën e tij, porse asnjëri nuk është kontrolluar në Aeroport.

I njëjti person, ka thënë se në vazhdimësi që nga kthimi i tij ka vizituar mjekët për shkak të simptomave të cilat i janë shfaqur, porse atij nuk ia kanë bërë testin.

RelatedPosts

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA

Policia bastis 5 vende në Mitrovicë të Veriut, arrestohet një 73-vjeçar

“Unë kam ardhur më 11 mars, askush nuk na ka kontrolluar në Aeroport. Një herë nuk e kam pasur asnjë simptomë, por pas tri ditëve pasi kam ardhur në Kosovë, kam nisur të kem lodhje të trupit. Pikërisht mjekët në ambulancën e Lipjanit më kanë sjellë deri në këtë gjendje, sepse kur shkoja aty më thoshin se kemi raste edhe më urgjente. Kam shkuar çdo ditë aty, ma kanë dhënë një injeksion, ma kanë matur tensionin dhe më kanë thënë të shkoj në shtëpi. Nuk ma kanë bërë testin. Kam shkuar ditën e hënë, ambulanca e Janjevës më ka dërguar me bë testin në Infektivë në Prishtinë dhe ata të Infektives ma kanë bërë një kontroll të lehtë, tension, temperaturë dhe më kanë thënë nuk ke virus, shko në shtëpi”, ka thënë ai.

Ai tutje tregon se ka lëvizur në vazhdimësi, duke bërë kështu të ketë kontakte me shumë njerëz.

“Kam pasur vazhdimisht lodhje të trupit dhe rregullisht kam shkuar për t’u kontrolluar. Kam shkuar në ambulancë, kam shkuar te mjeku privat, kam dalë, kam ble çaje në shitore, në barnatore kam ble barna, jam detyruar vetë që të gjej se çfarë kam”, ka thënë ai për KOHËN.

46-vjeçari nga Janjeva e Lipjanit thotë se testi për koronavirus nuk i është bërë asnjërit prej familjarëve të tij.

“Familjarët nuk i kanë kontrolluar fare, ua kanë matë temperaturën dhe iu kanë thënë me qëndru në shtëpi. Ata s’kanë marra masa të thella me i kontrollu, asnjë familjari nuk iu ka bërë testi. Janë duke e lënë punën që të përhapet ky virus. Nuk i kanë bërë test motrës as nënës, as vajzës, as dhëndrit apo njerëzve që kam pasur kontakt. Nga Gjermania kam ardhur me vajzën, as asaj nuk i është bërë testi”, ka shtuar ai.

Duke folur për kushtet në ambientin ku po qëndron, ai ka deklaruar se dhoma në Klinikën Infektive nuk i plotëson as kushtet minimale për të qëndruar.

“Kushtet as minimale nuk janë (në dhomën ku është duke qëndruar) nuk kemi as shampon të duarve, as peshqirë. Në vazhdimësi po ankohem për kushtet dhe ata po thonë që “këto kushte i kemi”, ndërkaq po iu them që këtu kam ardhur të marr sëmundje e jo të shërohem”, ka shtuar ai.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 21 raste me koronaviurs.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result