Reagon Edi Rama / BE e informuar për zhvillimet në Zvërnec

Share

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish sot, më 16 qershor, mbi projekt-idenë e zhvillimit të Zvërnecit.  

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se institucionet europiane janë informuar në detaje mbi procedurat administrative që lidhen me projektin në Sazan dhe Zvërnec dhe sipas Ramës këtë mesazh e përcolli fare mirë Marta Kos.“Komisioni Europian është njohur në detaje me procesin e dokumentuar administrativ lidhur me Sazanin e Zvërnecin dhe vetë Komisionerja Marta Kos ka folur qartë për të gjithë ata që duan t’i referohen fakteve”, shkruan Rama.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, një ditë më parë u shpreh se Shqipëria ka dhënë garanci se për projektin e Zvërnecit do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis.

Kemi marrë garanci nga qeveria shqiptare se do të kryhet një vlerësim i plotë i ndikimit në mjedis dhe se standardet evropiane të mbrojtjes së mjedisit do të respektohen”, u shpreh Kos.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit