Shtetet e Bashkuara dhe Irani e kanë nënshkruar në mënyrë elektronike marrëveshjen kornizë për t’i dhënë fund luftës tremujore dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, pohuan zyrtarë të lartë të administratës amerikane, sipas të cilëve presidenti Donald Trump, dhe nënpresidenti JD Vance, e firmosen virtualisht ujdinë, ndërsa kryeparlamentari iranian, njëherësh kryenegociatori i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, e nënshkroi atë në emër të Republikës Islamike.Zyrtarisht, marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë një ceremonie në Gjenevë të Zvicrës më 19 qershor. Teksti i plotë i memorandumit pritet të publikohet shpejt, e sipas burimeve në fjalë do të ketë “transparencë të plotë”. Pakti kornizë i jep Uashingtonit dhe Teheranit 60 ditë kohë për të negociuar një marrëveshje të përhershme, përfshirë edhe për çështje të tjera sikurse rezervat e Iranit me uranium të pasuruar në nivel të lartë.

Share
Lexo më shumë

