Në zonën e karantinës Dibër dhe Qendër Zhupë, banorët ankohen se janë rritur çmimet.
Sipas denoncimeve të bëra në redaksinë tonë, tregtarët kanë fryrë koston e produkteve bazë ushqimore dhe atyre higjienike.
Përmes një video thirrje, Xhena Korumi tha se nëpër shitoret dhe barnatoret e Dibrës që nga dita e enjte nuk mund të marrësh as fruta e perime me çmime të njëjta si më parë./Alsat/