Revolucioni “Flamingo” zbarkon në Kuvend /Debate të ashpra në seancën plenare

Share

Mazhoranca dhe opozita janë përplasur disa herë në Kuvend për protestat e qytetarëve në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të raportonte lidhur me Konferencën Ndërqeveritare, për integrimin në BE. Debatet u përshkallëzuan mes deputetëve të PD dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, me ndërhyrje dhe replika të ashpra nga të dy palët, ndërsa seanca u ndërpre për disa momente për shkak të situatës së krijuar në sallë.Nuk kanë munguar tensionet dhe tonet e ashpra në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Deputetët demokratë kanë ‘rrethuar’ Foltoren pasi kërkojnë replikën me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit