Tetë familje humbin banesatn pa strehë pas një zjarri të madh që përfshiu një rresht shtëpish në Basildon të Essex-it, ndërsa dyshohet se shkaku ishte një BBQ (skarë) njëpërdorimshme.
Flakët shpërthyen të dielën dhe u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa banesa. Në vendngjarje ndërhynë ekipe zjarrfikëse nga shtatë stacione të ndryshme për të vënë nën kontroll zjarrin.
Banorët e prekur thanë se shtëpitë e tyre janë bërë të pabanueshme, ndërsa disa familje deklaruan se kanë humbur pothuajse gjithçka nga zjarri. Ata u lejuan të ktheheshin për pak kohë në banesat e dëmtuara vetëm për të marrë sendet personale.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa familjet e prekura po përballen me pasojat e humbjes së shtëpive të tyre.


