Mbi 10 mijë persona rezultojnë të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese që goditën Venezuelën gjatë natës, sipas një platforme online të krijuar për gjurmimin e personave të humbur.Lista e personave të raportuar të zhdukur është shpërndarë në internet, përfshirë edhe nga përfaqësues të opozitës venezueliane, të cilët po ndajnë përditësime për situatën humanitare.
Sipas të dhënave të publikuara nga platforma e ndjekjes, mbi 10 mijë persona figuronin të zhdukur.Autoritetet venezuelase kanë njoftuar më herët se numri i viktimave ka kaluar 160 persona, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. Bilanci mund të rritet me përfundimin e kërkimeve.


