Thahen’ llixhat e Bënjës në Përmet, turistët të shqetësuar: Po shkatërrohet natyra! Vihet në dyshim investimi mbi 162 milionë lekë
Ujërat termale që prej dekadash kanë tërhequr mijëra vizitorë në Bënjë të Përmetit nuk ndjekin më të njëjtën rrjedhë. Në kulmin e sezonit turistik, disa prej vaskave kurative kanë mbetur me pak ujë, ndërsa një tjetër është boshatisur plotësisht, duke ngritur dyshime mbi cilësinë e punimeve të kryera nga kompania ‘Ersi SHPK’ e kontraktuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Raportime të ditëve të fundit flasin për vështirësi në mbajtjen e nivelit të ujit, ndërsa në një prej vaskave më të frekuentuara problemi është më i rëndë. Sipas informacioneve, një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë situatë është edhe lartësia e murit rrethues të vaskave, i realizuar pas restaurimit.


