36 mijë të raportuar si të zhdukur në Venezuelë nga tërmeti , shkon në 235 numri i viktimave

Share

Numri i personave të raportuar si të zhdukur në Venezuelë pas dy tërmeteve shkatërruese ka arritur në afro 36 mijë, sipas të dhënave të publikuara në një platformë të krijuar nga autoritetet e vendit për evidentimin e rasteve.

Sipas njoftimeve zyrtare, lista e personave të zhdukur po ndryshon vazhdimisht, ndërsa familjarët vazhdojnë të raportojnë të afërmit e tyre dhe ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë në zonat e prekura.

Autoritetet kanë paralajmëruar se numri i të zhdukurve mund të vijojë të rritet nga minuta në minutë, ndërsa operacionet e kërkimit dhe verifikimit të informacionit janë ende në zhvillim.

Ndërkohë deri më tani janë konfirmuar të paktën 235 persona të vdekur dhe mbi 4,300 të plagosur.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit