Po mbahet sot në kryeqytet dita e 30 , e cila është shoqëruar me tensione. Një banderolë e shpalosur nga studentët në fasadën e Universitetit Politeknik raportohet se është hequr nga rojet e godinës.
Kjo ka nxitur një masë të madhe të protestuesve në shesh që të nisen me shpejtësi drejt institucionit dhe të futen në shkallët e tij për të tentuar të marrin banderolënNjë grup protestuesish u larguan nga sheshi para Kryeministrisë, për t’u futur brenda Universitetit Politeknik.
Tensionet erdhën pasi pak minuta më parë studentët në katin e sipërm të këtij universiteti shpalosën një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi.Më pas, sipas tyre ka ndërhyrë policia duke ua rrëzua banderolën.
Një pjesë e protestuesve që ishin në sheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt universitetit, duke u ngjitur në katet e mësipërme ku ishin edhe studndët e tjerë.


