Shoferët në Britaninë e Madhe po këshillohen të shmangin furnizimin me karburant gjatë fundjavës, për shkak të çmimeve më të larta në pompa.
Sipas ekspertëve të tregut të karburanteve, e premtja dhe e shtuna janë zakonisht ditët më të shtrenjta për të mbushur benzinë ose naftë. Kjo lidhet me rritjen e kërkesës gjatë fundjavës, kur shumë njerëz udhëtojnë për pushime dhe aktivitete.
Në të kundërt, fillimi i javës, veçanërisht e hëna dhe e marta, konsiderohen ditët më të favorshme për furnizim, pasi çmimet priren të jenë më të ulëta.
Ekspertët thonë se zgjedhja e ditës së duhur për të mbushur rezervuarin mund të ndihmojë shoferët të kursejnë para në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajit.


