Anglia siguroi kualifikimin në raundin e 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti me përmbysje Republikën Demokratike të Kongos me rezultatin 2-1, falë dy golave të kapitenit Harry Kane.
Ndeshja nisi me një surprizë, teksa Brian Cipenga kaloi në epërsi DR Kongon që në minutën e 7-të. Anglezët hasën vështirësi për të depërtuar mbrojtjen e organizuar të kundërshtarit dhe shkuan në pushim mes shqetësimeve të tifozëve.
Kur dukej se eliminimi ishte një mundësi reale, Harry Kane mori përgjegjësinë mbi vete. Sulmuesi anglez barazoi shifrat në minutën e 75-të, ndërsa në minutën e 86-të realizoi golin e fitores, duke vulosur suksesin 2-1 të Anglisë.
Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel avancon në raundin tjetër të Kupës së Botës, ku do të përballet me Meksikën. Megjithatë, paraqitja e Anglisë ngriti sërish pikëpyetje për formën e ekipit, i cili u detyrua të luftonte deri në minutat e fundit për të shmangur një nga surprizat më të mëdha të turneut


