Kane për Haaland para Angli–Norvegji: “Është një bishë, por nuk krahasohemi”

Share

Harry Kane ka refuzuar të krahasojë veten me Erling Haaland para çerekfinales së shumëpritur të Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Norvegjisë, duke theksuar se të dy janë sulmues me karakteristika krejtësisht të ndryshme.

Kapiteni i Anglisë vlerësoi maksimalisht sulmuesin norvegjez, duke e cilësuar si një nga futbollistët më të mirë në botë, por shtoi se nuk e sheh të arsyeshme krahasimin mes tyre.“Është e pamundur për mua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Para së gjithash, mendoj se jemi lojtarë krejtësisht të ndryshëm. E di që të dy konsiderohemi sulmues, por, për të qenë plotësisht i sinqertë, është sikur luajmë në dy pozicione të ndryshme”.

“Erling ka qenë i jashtëzakonshëm, rekordi i tij i golave është fantastik. Fizikisht është një makinë, është një bishë. Finalizimi i tij është në nivelin më të lartë dhe statistikat e golave flasin vetë”.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit