Të paktën pesë shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në Kiev, ku autoritetet ngritën alarmin për një sulm me raketa ruse, sipas gazetarëve të AFP në vendngjarje.Sirenat e sulmit ajror filluan të binin disa minuta pas shpërthimit të parë.Kievi është përfshirë nga orë tensioni pas një sulmi të ri, ku shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet ukrainase u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë në vende të sigurta dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile gjatë alarmit ajror.
Ekipet e emergjencës kanë nisur vlerësimin e situatës, ndërsa detaje të mëtejshme priten nga autoritetet për dëmet dhe pasojat e sulmit.
“Armiku po sulmon kryeqytetin me raketa. Qëndroni në vende të sigurta!” shkroi në Telegram Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit.


