Shqipëria një hap më pranë BE-së, sot në Bruksel mbyllen tre kapitujt e parë të negociatave

Share

Në Bruksel zhvillohet Konferenca e Nëntë Ndërqeveritare, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, pritet të formalizojë mbylljen e tre kapitujve të parë të procesit të negocimit.Shqipëria shënon sot një moment kyç në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në Bruksel zhvillohet Konferenca e Nëntë Ndërqeveritare, ku delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, pritet të formalizojë mbylljen e tre kapitujve të parë të procesit të negocimit.

Shqipëria do të mbyllë zyrtarisht Kapitullin 25, Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 Arsimi dhe Kultura dhe Kapitullin 30 Marrëdhëniet me Jashtë. Këto fusha janë vlerësuar si të harmonizuara plotësisht me standardet e Bashkimit Evropian.

Mësohet se,  konferenca nis punimet në orën 19:00, ku do të zhvillohet procesi i formalizimit të mbylljes së këtyre kapitujve. Ndërkohë, në orën 20:00 është parashikuar mbajtja e një konference për shtyp, ku do të detajohet ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit. Mbyllja e këtyre tre kapitujve shënon një gur themeli në procesin teknik të integrimit, ndërsa Shqipërisë i mbeten edhe 30 kapituj të tjerë për t’u mbyllur.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit