Përmbysja që i kushtoi Anglisë finalen e Botërorit 2026

Share

Anglia u eliminua në mënyrë dramatike nga Kupa e Botës 2026, pasi humbi 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale, pavarësisht se ishte në epërsi deri në minutat e fundit të takimit.

“Tre Luanët” kaluan në avantazh në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon, por Argjentina përmbysi gjithçka me golat e Enzo Fernandez në minutën e 86-të dhe Lautaro Martinez në minutën e dytë të kohës shtesë.Pas ndeshjes, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si skuadra e tij e humbi mundësinë për të luajtur në finalen e madhe.

“Jam i shkatërruar për lojtarët, për stafin dhe për tifozët. Luajtëm një ndeshje të mirë dhe për pjesën më të madhe ishim skuadra më e mirë. Por sapo kaluam në epërsi, dukej sikur u përpoqëm vetëm ta mbronim rezultatin dhe kjo nuk mjafton në këtë nivel”, tha Kane.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit