Influencuesja gjermane e aventurave në natyrë Laura Viktoria Härtig, 30 vjeçe, ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë me biçikletë gjatë muajit të mjaltit në malet e veriut të Italisë. Ajo u përplas ballë për ballë me një motor pranë qafës malore Sella Pass në Dolomite.
Laura, e cila sapo ishte martuar me bashkëshortin e saj Tilman, pësoi plagë të rënda nga përplasja. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe luftoi për jetën për 19 ditë, por fatkeqësisht ndërroi jetë në një klinikë në Gjermani.
Ajo ishte e njohur në rrjetet sociale për publikimin e aventurave të saj në male, çiklizmit dhe udhëtimeve, me dhjetëra mijëra ndjekës që e ndiqnin për përmbajtjet e saj sportive dhe në natyrë.


