Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka njoftuar se do të testohet sot për koronavirus, pas një testimi pozitiv të njërit prej anëtarëve të stafit të tij, me të cilin as ai dhe as presidenti Donald Trump, nuk kishin qenë në kontakt të drejtpërdrejtë.
“Ne kemi gjurmuar të gjitha kontaktet dhe megjithëse mjeku i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk kishte arsye të besonte se isha i ekspozuar, dhe nuk ka nevojë të testohet, duke pasur parasysh funksionet unike që unë kam, së bashku me bashkëshorten time do të testohemi për koronavirus sot pasdite”, tha Mike Pence në një konferencë për shtyp mbi pandeminë.
“As presidenti dhe as unë nuk kemi pasur kontakte të drejtpërdrejta me këtë person”, theksoi ai./ATSH/