Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, është zotuar se do të ketë luftë nëse vendi i tij ose Rusia sulmohen, ndonëse vuri në dukje se Bjellorusia nuk dëshiron të përfshihet në konflikt.
Lukashenko, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin, ua bëri këto komente zyrtarëve dhe ligjvënësve në një fjalim në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis Rusisë dhe Perëndimit.
Trupat dhe pajisjet ruse kanë filluar tashmë të mbërrijnë në Bjellorusi, pasi të dy janë planifikuar të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake së bashku, midis 10 dhe 20 shkurtit.
Më shumë se 100,000 trupa ruse janë grumbulluar tashmë në kufirin ukrainas, dhe stërvitjet e përbashkëta që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Bjellorusi, një vend që kufizohet me Ukrainën në veri, vetëm sa përforcojnë praninë ushtarake pranë ish-republikës sovjetike.
Komuniteti ndërkombëtar mbetet i shqetësuar se Rusia po përgatit veten për një pushtim në Ukrainë, megjithëse Rusia e mohon një qëllim të tillë.
Presidenti Biden ka thënë të premten se ai parashikonte lëvizjen e trupave amerikane në Evropën Lindore “në një afat të afërt”.
Ndërkohë, zyrtarët amerikanë të premten i kërkuan Rusisë që të kërkojë diplomaci dhe “të heqë dorë” ndaj Ukrainës.
“Ne e inkurajojmë fuqishëm Rusinë që të tërhiqet dhe të ndjekë një rezolutë përmes diplomacisë”, ka thënë para gazetarëve gjenerali Mark Milley, kryetar i Shtabit të Përbashkët.