Ish-kryeministri Ramush Haradinaj tha se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti me vendimin për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve derisa vendi nuk ka të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme shkeli rënd Kushtetutën.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj tha se tendenca e tilla të shfrytëzimit të krizave për kontrollë janë veprime për diktaturë.
Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:
Vendimi i Qeverisë për të ndaluar lirinë e lëvizjes njëanshmërisht është shkelje e rëndë e frymës së Kushtetutës dhe sistemit të balancimit dhe kontrollit!
Edhe në kohë krizash gjëja më e çmueshme e shtetit është demokracia dhe Kushtetuta. Çdo tendencë si kjo e sotshmja që krizat të shfrytëzohen për vendime të njëanshme për të vendosur kontroll, është veprim për diktaturë.
Kosova nuk është shtet i diktaturës por i frymës së demokracisë.
RH