Nga nesër platformë e unifikuar për mësim në distancë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga nesër do vendoset në përdorim platforma e unifikuar nacionale për mësim online e quajtur E-Klasa. Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, njoftoi se në faqen elektronike www.eduino.gov.mk do të publikohen video-leksione me kohëzgjatje prej 15 minutash të përgatitura nga mësimdhënësit, për të gjitha klasat dhe për të gjitha lëndët.

Tashmë, sipas Ademit, janë paraqitur më shumë se 600 mësimdhënës të cilët kanë treguar gatishmëri për përgatitjen e këtyre materialeve dhe numri i tyre pritet të rritet. Këto mësimdhënës kanë paralajmëruar përgatitjen e rreth 1000 përmbajtjeve video-leksione të cilat do të kontrollohen dhe do të bëhet kujdes që të mos përsëriten. Për këtë, ministri i Arsimit thonë se janë njoftuar të gjitha shkollat në vend. Ndërkohë, ai shtoi se mësimi vazhdon edhe në distancë, nëpërmjet kanalit të parë dhe të dytë të servisit publik.

Platforma për mësim online është përgatitur nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe UNICEF.

Share This Article