Udhëton 392 km për të blerë dritare në kohën e koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia angleze e ka ndaluar një person, i cili kishte vendosur të udhëtonte 392 kilometra për të blerë dritare prej 15 funteve përmes faqes eBay.

Vozitësi kishte udhëtuar nga Coventry për t’i marrë dritaret në Salford afër Mançesterit, pavarësisht se autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët që të bëjnë vetëm udhëtime të domosdoshme.

Pasi i kishte futur dritater në veturë, ai e kishte detyruar bashkëshorten që të futet në hapësirën e bagazhit të veturës, shkruan “Daily Mail”.

Ai u ndalua nga policia përderisa po udhëtonte në autostradën M6 në Cheshire, bazuar në njoftimin e policisë në Twitter.

Rrugët kryesore të Britanisë janë të qeta këtyre ditëve kur vendi po e mbush një javë në karantinë shkaku i koronavirusit.

Share This Article