Topanica shpallet zonë karantine

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Komunës së Kamenicës në Kosovës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se fshati Topanicë është shpallur zonë karantine nga Ministria e Brendshme në Kosovë.

Sipas tij, ky vendim është marrë pasi një person i këtij vendi dyshohet se ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.

“Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës”, ka thënë mes tjerash Kastrati në një postim në rrjetin social, Facebook.

Aktualisht në Kosovë është raportuar për 106 persona të infektuar me koronavirusin e ri, derisa një pacient ka vdekur nga kjo sëmundje.

Qeveria në largim e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.

Share This Article