499 persona të prekur nga Covid-19 kanë humbur jetën gjatë 24-orëve të fundit në Francë.
Kështu numri total i vdekjeve ka shkuar në në 3555, një rritje me 17% në 24 orët e fundit. Kështu Franca është bërë shteti i tretë pas Spanjës dhe Italisë që tejkalon numrin e viktimave në krahasim me Kinën ku shpërtheu virusi vdekjeprurës.
Kjo është dita e tretë që rritet numri i vdekjeve në Francë për shkak të CoVid-19 ndërkohë që vendi është në javën e tretë të izolimit në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Shëndetit Jéromme Salomon tha në një konferencë për shtyp se numri i rasteve ishte rritur në 52,128, një rritje prej 17 përqind në 24 orë, ndoshta për shkak të faktit se Franca ka qenë duke bërë testime.
Salomon tha se 5,565 njerëz janë në një gjendje të rëndë dhe që kishin nevojë për mbështetje për jetën, me 9 përqind krahasuar me të hënën, një normë e rritjes pak më e ngadalshme në krahasim me ditët e mëparshme.
Franca ka rritur numrin e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv nga 5,000 në rreth 10,000 që nga fillimi i krizës dhe po përpiqet të arrijë në 14.500.