Basha: Rama një kufomë politike, regjimi i tij ka mbaruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu demokrat Lulzim Basha, në një prononcim për mediat pas takimit me delegacionin e Komisionit Europian, deklaroi se kryeministri Edi Rama po shkatërron reformën në drejtësi që të mbrojë veten.

Ai theksoi se regjimi i Ramës ka mbaruar, duke shtuar se opozita do të jetë në krah të qytetarëve.

“Opozita sot ka pasur një mundësi tjetër jo thjesht dhe vetëm për të shprehur vendosmërinë e saj për t’i qëndruar kësaj beteje, por kemi shprehur dhe vendosmërinë tonë që jo thjesht të largohet Rama por të shembet ky sistem. Për të ndërtuar një sistem vlerash europiane në vend.

Ne si opozitë do të dialogojmë brenda opozitës dhe me qytetarët hapat që do të hedhim. Rama një kufomë politike, regjimi i tij ka mbaruar”, deklaroi Basha./TCH/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply