Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 2 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 15 personel shëndetësor.
Postimi i Ministres Manastirliu:
🟢 Edhe 2 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅
Shkon në 15 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga 🤜#COVID19🤛
#FORCA