Oprah Winfrey i ka befasuar të gjithë me donacionin që ka bêrë për vendin e saj kundër luftës ndaj Koronavirusit.
66-vjeçarja njoftoi të enjten se ajo do dhurojë plot 10 milionë dollarë në përpjekje për të ndihmuar në këtë kohë pandemie. Oprah tha se 1 milion dollarë do të shkojnë në fondin e ushqimit të Amerikës, një iniciativë e themeluar nga Leonardo DiCaprio dhe Laurene Powell Jobs. Ndërsa pjesa tjetër e parave është për të ndihmuar të gjithë vendet e prekura në Amerikë, si dhe zonën ku ajo është rritur.