Britani, ushtrimet jashtë shtëpisë mund të ndalohen nëse njerëzit i shkelin rregullat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtrimi jashtë shtëpisë mund të ndalohet nëse njerëzit injorojnë rregullat e distancës sociale të koronavirusit, ka paralajmëruar sot sekretari britanik i Shëndetësisë.

Matt Hancock i BBC-së se qeveria do të “ndërmarrë veprime nëse duhen masa të mëtejshme, për ta sjellë koronavirusin nën kontroll”.

Reagimi vjen pas raporteve të grupeve të njerëzve që mblidhen në parqe gjatë motit me diell këtë fundjavë.

Numri i të vdekurve në Britani dje ka arritur në 4313.

“Nëse nuk doni që ne të ndërmarrim hapin për të ndaluar ushtrimin e të gjitha formave jashtë shtëpisë tuaj, atëherë duhet të ndiqni rregullat”, tha Hancock.

Sekretari i Shëndetësisë tha se shumica dërrmuese i përmbahen udhëzimeve, duke shtuar “le të mos e prish një pakicë atë, për të gjithë”.

Ai tha se koha e kufizimeve do të varet nga mënyra se si njerëzit sillen, duke shtuar se “sa më shumë njerëz të qëndrojnë në shtëpi, aq më pak do të përhapet virusi”, transmeton Albuk Tv.

Share This Article