Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock ka thënë se qeveria është në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimin e saj të kapacitetit të ventilatorëve për 18,000 pacientë, megjithatë ai pranoi që ky synim mund të mos arrihet përpara pikut të pritshëm të virusit.
Matt Hancock tha që virusi pritet të arrijë pikun e tij brenda një jave deri në 10 ditë, por tha që kapaciteti i ventilatorëve ka gjasë të jetë nën 18,000 deri atëherë. Ndërkohë ai mbrojti masat e marra nga qeveria pas shpërthimit të pandmisë dhe tha që Ushtria tani po ndihmon për të dërguar pajisje personale mbrojtëse (PPE) në vijën e frontit për punonjësit e shërbimit shëndetësorë