Balla: Shqipëria ka hyrë në zonën e zjarrit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se Shqipëria ka hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku COVID-19 mund të marrë shumë jetë.

Balla thekson se duhen zbatuar të gjitha rregullat dhe masat shtrënguese për tu mbrojtur nga armiku i padukshëm.

Sipas Ballës operacioni i përditshëm humanitar i shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë vijon pa ndërprerje.

“Kemi hyrë në zonën e zjarrit, ku armiku mund të na marrë më shumë jetë, pasi rezistenca jonë deri tani e ka ndaluar të bëjë kërdinë duke na shkatërruar barrikadën e bluzave të bardha!”, thekson Balla.

“Duhet të vazhdojmë të zbatojmë një për një rregullat plus masat shtrënguese dhe të mbrohemi nga ky armik i padukshëm, deri sa të dalim nga kjo luftë e egër që kërcënon qindra jetë shqiptare”, vijon Balla.

“Shqipëria do ta fitojë luftën dhe ata që shajnë e mallkojnë, teksa rrotullohen në divan e çohen vetëm për të hedhur vrerë mbi ata që punojnë, do t’i mohojnë ato që thonë sot pa u menduar e pa e kuptuar që kjo është një luftë. Kuja e paskrupullt e mjeranëve të shqupit le të vijojë, mjekët dhe infermierët në front shpëtojnë çdo ditë jetë dhe karvani i operacionit të përditshëm humanitar ecën përpara, kudo ku ka familje në nevojë. Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, përfundon Balla./ATSH/

Share This Article