Pothuajse 400 kompani të kujdesit, të cilat ofrojnë mbështetje në shtëpi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, i kanë thënë BBC-së se ende nuk kanë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale (PPE).
Pa mbrojtje, ofruesit thonë se ata mund të mos jenë në gjendje të kujdesen për njerëzit që presin dergimin në spital.
Nga 481 ofruesit, 381 apo 80%, thanë se nuk kishin pajisje të mjaftueshme për të qenë në gjendje të mbështesin njerëzit e moshuar dhe të prekshëm.
Qeveria njoftoi se po punonte në këtë drejtim, për t’i dhënë sektorit pajisjet që i duhen.
BBC dërgoi pyetje për afro 3,000 anëtarë të Shoqatës së Homecare në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreth një e katërta e të anketuarve thanë se ata ose nuk kanë mbaruar maska, ose kanë mbetur më pak se një javë furnizim.
Dr. Chris Moss, drejtori i Westmorland Homecare, tha që kompania ka marrë disa furnizime nga qeveria, por që stoku do të zgjasë vetëm rreth një javë, transmeton Albuk Tv.