Militantët e PD-së ia bllokojnë rrugën Ramës në Roskovec

albnews
By
0 Min Read

Dhjetra militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të Roskovecit, pasi kryeministri Edi Rama do të inspektojë investimet e kryera në këtë bashki.

Protestuesit u kanë vënë flakën gomave për të mos lejuar kalimin e kryeministrit.

Mes protestuesve është edhe deputeti i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj.

Në protestë mbërrtën forcat e policisë, të cilët shpërndanë protestuesit dhe bënë të mundur hapjen e rrugës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply