Numri i të prekurve nga koronavirusi në shtet arrin 555 persona, por, pritet në javët në vijim të vazhdojë të rritet. Më shumë të infektuar ka në Shkup – 235, Kumanovë – 114, Dibër – 49. Deri më tani 18 persona e kanë humbur jetën nga ndërlikimet nga koronavirusi, ndërsa 23 janë shëruar.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se sot do të kenë diskutim shtesë në kuadër të Komisionit për sëmundje infektuese dhe është e mundur deri tek Qeveria të propozojnë edhe përforcim të masave për parandalim nga përhapja e mëtutjeshme e virusit.
“Gjendemi në një moment kritik me rritje të pritur të numrit të të infektuarve nga Kovid-19. Është e dukshme se kemi hyrë në fyzën e dytë të pandemisë me koronavirusin. Numri i të prekurve në ditët që vijojnë dukshëm do të rritet. Ende mbesin parashikimet që kulmi i infektimit të jetë në fund të muajit dhe presim deri në 2.000 pacientë, edhe pse shumë faktorë ndikojnë në këto parashikime”, theksoi Filipçe dhe apeloi që qytetarët maksimalisht t’i respektojnë masat, kontaktet fizike t’i minimizojnë dhe të mbrohen nga komunikimi ose lëvizja e rrezikshme e çdoditshme.
Një ndër problemet kryesore është se ka bartës asimptomatik të virusit, ndërsa përhapja në këtë mënyrë nga këto bartës mund të parandalohet vetëm me qëndrim në shtëpi, gjegjësisht izolim.
Prej gjithsej 555 të infektuarve me koronavirus në vend, 52 (9.5 për qind) janë punonjës shëndetësorë. Fatkeqësisht, ka shumë punonjës shëndetësorë të infektuar në shumë vende të botës. Ata janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët. Prej tyre 34 janë infektuar në kushte spitali, gjegjësisht në kushte ambulance.
“Shëndeti i kombit dhe shumë jetë varet nga punonjësit shëndetësor. Në këtë mënyrë do të parandalojmë epidemi të përmasave më të mëdha, kështu që ata që janë të shëndoshë do të qëndrojnë të shëndoshë, do të luftojmë virusin dhe do t’i mjekojmë të gjithë ata që janë të sëmurë”, theksoi Filipçe.
Për momentin, 74 pacientë janë shtruar në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 15 janë me manifestim të rëndë të sëmundjes, dhe të tjerët janë në gjendje të mesme deri në të rëndë dhe janë në kondicion të mirë të përgjithshme.
Në funksion SPQ “8 Shtatori” i cili deri më tani ishte i dedikuar për pacientët të dyshuar ose pozitivë në koronavirus, ndërsa kishin nevojë për shërbim tjetër shëndetësor, siç është intervenimi kirurgjik, ose në sallë angiografike ose endoskopike, tani kjo mbetet akoma në këtë mënyrë, ka thënë Filipçe dhe shtoi se nëse është e nevojshme, siç shpjegohet, do të shfrytëzohen edhe shtretërit në dispozicion nën kontrollin e internistëve dhe infektologëve për trajtim në spital, nëse është e nevojshme të ndihmohet stafi i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, ku në dispozicion qëndrojnë 110 shtretër, edhe 130 shtesë në spitalin mobil, kurse në SPQ “8 Shtatori” gjithsej 400 shtretër.
Si qendër e re rajonale për përballje me pandeminë është theksuar edhe spitali në Manastir ku ka 35 krevate në dispozicion të cilët mund të rriten deri në 100, ndërsa siç theksoi Filipçe, janë në negociata edhe me laboratorin ASHAM për diagnostifikimin e të infektuarve nga Kovid-19 dhe për shfrytëzimin e aparaturës së tyre.
Duke i ndjekur përvojat botërore në mjekimin e të infektuarve nga koronavirusi, një pjesë të hospitalizuarve në Klinikën për sëmundje infektive filloi t’u jepet terapi e re, e cila është kombinim, që e përmban ilaçin hidrokloror dhe azitromicinë. Terapinë e marrin pacientë të cilët nuk kanë as anomali të vogla kardiake gjatë kryerjes së kontrollit, për shkak të kundër indikacioneve të mundshme të caktuara nga ajo. Disave nga pacientët u jepet terapi antiretrovirale.
Në ndërkohë, në disa vende filloi të zbatohet trajtimi me plazmë gjaku nga pacientët tani më të shëruar me Kovid-19, që është treguar i suksesshëm. Siç informoi ministri Filipçe. Nga Instituti për transfuziologji kanë konfirmuar se mund të përgatitet sistemi që të ndahet plazma e gjakut nga 20 pacientë të shëruar dhe t’u jepet të infektuarve me koronavirus.
“Bëhet fjalë për disa raste të publikuara se antitrupat mund të ndihmojnë që të shërohen pacientët e infektuar. Edhe atë me plazmë nga kovalescenti të cilët mund ta japin plazmën. Edhe ne filluam përgatitjet në Institutin për transfuziologji. Tani më po përgatitet plazma tek këta pacientë të cilët janë shëruar në fazë përkatëse, në periudhë përkatëse”, ka thënë Filipçe.
Ai protokoll, siç paralajmëroi ministri, do të jetë gati sot dhe do të diskutohen në kolegjiumin profesional në Institut, më pas në kuadër të grupit të ekspertëve në Komisionin për sëmundje infektive dhe në pajtim me rezultatet të cilat janë publikuar, do t’u jepet pacientëve tanë.
Qytetarët, megjithatë, të cilët kanë simptoma tipike për koronavirus, si temperaturë, ethe, kollë, vështirësi në frymëmarrje, duhet të paraqiten tek mjeku i tyre amë, i cili përmes sondazhit epidemiologjik do të konfirmojë nëse duhet të testohen. Nëse duhet, përmes sistemit “Termini Im” ata do t’ua caktojnë kohën dhe vendin e saktë për testim.
Kurse gjatë natës së mbrëmshme Shtabi i Krizave në Tetovë ka dërguar kërkesë deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shtrëngimin e masave, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Shtabi i Krizave në Komunën e Tetovës kërkon shtrëngimin e masave për lëvizjen e qytetarëve, më konkretisht kërkohet që ora policore ditëve të punës të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme kurse gjatë fundjavës të merret vendim për ndalimin e plotë të lëvizjes sipas shembullit të Komunës së Kumanovës.