ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 4 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 4 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 4 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 4 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Thaçi bën kallëzim penal kundër Bahtirit për deklaratën e tij për “vëllavrasje”

albnews by albnews
6 April, 2020
in Kosova
0
Thaçi paralajmëron Kurtin: Të takohemi sa nuk është marrë ndonjë vendim i papritur për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deponuar kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirit.

Ky kallëzim ndërlidhet me deklaratën e Agim Bahtirit, e cila nga ana e presidentit Thaçi është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues të Kosovës, dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës dhe nxitje e përçarjes dhe mos durimit.

Më datën 30 mars 2020, Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte deklaruar se nuk do ta lëshojnë Qeverinë pa zgjedhje, duke përmendur edhe vëllavrasjen.

RelatedPosts

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë, ndërpriten kamerat, reagon familja 

“Turpëroi europianët që lejojnë vazhdimin e kësaj padrejtësie”/ I dërguari i Trump komenton takimin e Ramës me Thaçin: Kryeministri shqiptar ka të drejtë

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe do t’ia kallëzojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hyni në një konflikt vëllavrasje, sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshuar me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj, sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet…”, kishte deklaruar Bahtiri, raporton televizioni publik.

Me këtë deklaratë publike, sipas kallëzimit penal që mësohet se ka bërë presidenti Thaçi, të cilin e ka konfirmuar edhe zyra e tij, Agim Bahtiri ka bërë deklarime që shkojnë në dëm të vendit, të progresit dhe pavarësisë së Kosovës.

Sipas kallëzimit penal, siç raporton RTK, këto deklarimet publike të Bahtirit janë cilësuar si të bëra për frikësimin e opinionit kosovar dhe si kërcënim direkt për presidentin e Kosovës. “Me kanosje të dhunës nga ky zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, i cili është edhe kryetar komune”, sipas Kallëzimit Penal, “Bahtiri ka tentuar që të ndryshojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, të përmbysë institucionet më të larta të Republikës së Kosovës, të pengojë presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare dhe të detyrojë në moskryerjen e veprimeve nga fushëveprimi i detyrave të tij”.

Këto vepra penale janë të përcaktuara edhe në Nenin 114 dhe Nenin 121 të Kodit Penal nr. 06/L-074 të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, sipas kallëzimit penal, gjithnjë sipas RTK-së, me atë deklaratë, duke keqpërdorur pozitën e tij të Kryetarit të Komunës, Bahtiri ka nxitur përçarje dhe mos durim, si dhe ka përhapur publikisht urrejtje, vepër penale e përcaktuar edhe në Nenin 141 të Kodit Penal të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, në kallëzimin penal të tij, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që në pajtim me legjislacionin në fuqi t’i ndërmarrin veprimet përkatëse.

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, presidenti Thaçi ka filluar ndërmarrjen e hapave të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Deri më tani ka ftuar të gjitha partitë politike në takime konsultative për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit.

Vullneti i shprehur publikisht i të gjitha partive politike, në përjashtim të Vetëvendosjes, ka qenë dhe mbetet formimi i Qeverisë se re pa shkuar në zgjedhje.

“Presidenti Thaçi përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar edhe propozim Lëvizjes Vetëvendosje për mandatar të ri për formimin e Qeverisë së Kosovës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë asnjë sinjal se e ka në plan të dërgojë emër të ri për mandatar të Qeverisë së re”, thuhet në komunikatë, raporton RTK.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result