Policia britanike do maska për t’u mbrojtur nga ata që i pështyjnë qëllimisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesit e policëve britanikë kanë kërkuar nga deputetët që të sigurohen maska për t’u mbrojtur nga personat e pandërgjegjshëm që i pështyjnë policët qëllimisht me synim për t’i infektuar me koronavirus.

Kryetari i Shoqatës së Policisë tha para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme se disa persona po shfaqin sjellje që po i rrezikojnë policët nga infektimi me koronavirus.

Zyrtari policor, Paul Griffiths, tha se shumica e popullit e përkrah masën e karantinës dhe policinë, por një pakicë po shfaq sjellje ekstreme. Sipas tij, këto sjellje janë të papranueshme.

Thirrja për maska mbrojtëse nga pështyma erdhi pasi më shumë se 300 ish-policë u pajtuan të kthehen në punë për të ofruar ndihmë në luftimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan “Sky News”.

Komisionerja e policisë, Cressida Dick, bëri thirrje që të gjithë policët që janë pensionuar në pesë vjetët e fundit të kthehen në detyrë.

Deri më tani, në Britani janë shënuar mbi 51 mijë persona të infektuar me koronavirus dhe më shumë se 5 mijë e 300 të vdekur.

Share This Article