Ministri britanik, Michael Gove njoftoi sot se kryeministri Boris Johnson nuk është duke u trajtuar me respirator në spital.
Sipas tij, shefi i qeverisë britanike ka marrë oksigjenoterapi më herët dhe premtoi se qeveria do të dalë me deklaratë, nëse gjendja shëndetësore e kryeministrit ndryshon.
“Jo, ai nuk është në respirator. Kryeministri ka marrë mbështetje me oksigjenoterapi dhe sigurisht, po mbahet nën mbikëqyrje të afërt”, shtoi ky ministër.
Ndryshe, kryeministri britanik u dërgua të dielën në spital pas përkeqësimit të gjendjes shkaku i infektimit me koronavirus para disa ditëve.
Johnson vazhdimisht i ka bërë thirrje popullit që t’i respektojë masat e qeverisë dhe njerëzit të qëndrojnë në shtëpi shkaku i pandemisë.
Ai ka marrë përkrahje nga politikanët vendorë dhe liderët e ndryshëm botërorë, shkruan “The Guardian”.