Prej disa ditësh dhjetëra shtetas shqiptarë, emigrantë nga Greqia janë bllokuar në Kpashticë, pasi nuk lejohet të kthehen në shtëpi. Shumë prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në pikën kufitare në kushte të vështira, por shteti shqiptar ka mbyllur kufirin dhe nuk i lejon të futen në territorin e vendit të tyre për shkak të pandemisë.
Video më poshtë është shpërndarë nga rrjetet sociale nga Gazment Bardhi, ish deputet i PD dhe sipas tij, tregon një prej emigrantëve që rrëzohet në gjendje të fikti, pas disa ditëve që jeton në kushte të vështira.