Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp të ditës së sotme tha se në Kliniken Infektive në Shkup janë të shtruar gjithsej 67 pacientë, 6 në makina respiratore, në total 12 në gjendje shëndetësore të rëndë.
Në gjendje të rëndë shëndetësore paraqitet edhe lehona nga Kumanova. Ndërsa në Spitalin “8 shtatori”, gjenden të shtruar 19 persona, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndërsa është aktivizuar edhe Spitali i Manastirit që do të mbulojë të gjithë atë rajon./Alsat/