Qeveria ka vendosur të publikojë vetë disa pamje të ‘zgjedhura’ nga spitali infektiv dhe ai i sanatoriumit në Tiranë, ku ndodhen të shtruar shumica e pacientëve të prekur nga koronavirusi dhe që kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Pamjet i ka përcjellë përmes një videoje Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka falenderuar mjekët në ditën botërore të shëndetësisë.