Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar në total vdekjen e 10 869 personave në Francë, me 541 vdekje të tjera në 24 orëshin e fundit në spitale, tha sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon, gjatë konferencës së përditshme për shtyp.
Sipas autoriteteve lokale, numri i personave që kanë vdekur në spitalet franceze është rritur me 8 % në ditë, në të paktën 7 632 në total.