Bursat europiane filluan me rritje sot në mëngjes, ndërkohë që sytë e të gjithëve janë drejtuar në takimin e OPEC+ dhe mbërritjen e parashikimeve nga ana e Bankës Qendrore Europiane.
Rritja e çmimeve të naftës shtyu edhe rritjen e bursave, pas deklaratë së presidentit amerikan, Donald Trump, i cili theksoi se ishte i sigurt për një marrëveshje midis Rusisë dhe Arabisë Saudite në çështjen e kuotave të prodhimit të naftës bruto.
Në frontin e valutës, euro vazhdon të mbetet e qëndrueshme në 1,086 krahasuar me dollarin.
Më poshtë pasqyra e bursave kryesore europiane:
Parisi (+ 1,57%)
Frankfurti (+ 1,53%)
Londra (+ 1,46%) dhe
Madridi (+ 1,4%).